Lajme

Në 26-vjetorin e Policisë, Ferit Idrizi u ndan mirënjohje dy zyrtareve policore për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, i cili po garon edhe për një mandat, Ferit Idrizi, e ka nisur javën duke u takuar me zyrtaret policore të kësaj komune, Afërdita Arifi dhe Luljetë Halili.

Ai u ka ndarë atyre nga një mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Vushtrrisë dhe përkushtimin e tyre profesional në shërbim të qytetarëve.

“Pikërisht në ditët kur u shënua 26-vjetori i Policisë së Kosovës, zyrtaret e policisë të komunës tonë i urova edhe këtë përvjetor të rëndësishëm të institucionit që ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë sonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button