LajmeZgjedhjet 2025
Ndryshimi në parkun e Ulpianës, Përparim Rama: Gjelbërim i ri, shtigjet për ecje, kënde lojërash e hapësirë sociale për qytetarët

Parku i Ulpianës ka marrë pamje tjetër.
Me gjelbërim, shtigje për ecje e kënde lojërash, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky park është kthyer në hapësirë që sjell gjallëri.
“Parku i Ulpianës është rikthyer si frymë e re për lagjen, një hapësirë që sjell gjallëri, pushim dhe lojë për të gjitha moshat”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Ai theksoi se tash në këtë park, ka gjithçka që kontribuon për një hapësirë më të mirë sociale për qytetarët.
“Gjelbërim i ri që freskon qytetin. Shtigje për ecje e rekreacion. Kënde lojërash dhe fusha sportive për fëmijët dhe të rinjtë. Hapësirë sociale për qytetarët që duan të kalojnë kohë së bashku”, ka shkruar Përparim Rama.