Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ndryshimet në qeveri, betohen pesë ministrat e rinj të Shqipërisë

    12/09/2023 12:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrat e rinj bënë sot betimin në presidencë një ditë pasi morën votëbesimin për 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.

    Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

    Pa asnjë surprizë, Kuvendi miratoi të hënën ndryshimet në kabinetin qeveritar.

    Arbjan Mazniku si ministër i shtetit për pushtetin vendor mori 73 pro dhe 35 kundër. Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë u mbështet me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër. Igli Hasani ministër për Europën dhe Punet e Jashtme mori vota 74  pro, dhe 33 vota opozitarësh kundër. Kalimin e Ogerta Manastirliut nga ministria e Shëndetësisë tek Ministria e Arsimit u mbështet nga 72 deputet, 35 votuan kunëdr dhe 1 abstenim. Ndërsa rikthimi Anila Denajt në Ministrinë e Bujqësisë u mbështet nga 73 deputet dhe u kundërshtua nga 27 të tjerë.

    Të vetmet ndryshime që nuk u miratuan në këtë seancë plenare ishin ato në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

    Parlamenti nuk votoi shkarkimin nga detyra të ministrës së Ekonomise dhe Financave, Delina Ibrahimaj për shkak se fillimisht pasardhësi i saj në këtë detyrë duhet të lirohej nga pozicioni që kishte deri më tani në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

    Artikuj të ngjashëm

    Hetemi kritikon ministrat që po e vizitojnë: Duhet punë, s’duhet me ardhë ‘veç hajt’

    Qeveria shqiptare miraton projektligjin për kanabisin mjekësor

    Ja sa do të jenë pagat e deputetëve dhe ministrave pas vendosjes së koeficientit

    Të Fundit

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.