Partitë politike në Kosovë kanë ndryshuar sloganet e tyre për zgjedhjet e vitit 2025, duke reflektuar strategji dhe mesazhe të reja për elektoratin.
Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar nga slogani i famshëm “Krejt dhe Drejt” (2021) në “Cep më Cep” (2025), duke dhënë mesazhin e angazhimit për përfshirje dhe zhvillim në çdo cep të vendit.
Partia Demokratike e Kosovës, nga “Rimëkëmbje” (2021), ka kaluar te slogani “Kosova mundet më mirë” (2025), duke reflektuar një qasje më optimiste dhe premtuese për të ardhmen.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në vitin 2021 përdori sloganin “Mbesim në Lidhje”, tani promovon mesazhin “Bëhu Ndryshimi” (2025), duke synuar të motivojë qytetarët për një transformim politik dhe shoqëror.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga slogani “Forca e Kosovës” (2021) ka kaluar në “Direkt në NATO” (2025), duke vendosur theksin në prioritetin e saj për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Sipas analistit Afrim Kasolli, këto ndryshime tregojnë se partitë po i përshtatin mesazhet e tyre nevojave dhe pritjeve të elektoratit, duke synuar të mobilizojnë votuesit me vizione të freskëta për Kosovën e ardhshme.