Studimi i bërë nga Universiteti i Stanfordit ka zbuluar se emocionet negative, si zemërimi dhe trishtimi, mund të kenë ndikime të drejtpërdrejta te shëndeti fizik.
Studiuesit kanë zbuluar se këto emocione mund të rrisin inflamacionin në trup, një faktor kyç ky që mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike, si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Inflamacioni i kronik mund të ndikojë gjithashtu në funksionimin e sistemit imunitar dhe mund të reduktojë aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga infeksionet.
Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë që individët të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar emocionet dhe të praktikojnë teknika relaksimi si meditimi ose joga për të reduktuar ndikimet negative të stresit në trup. Këto metoda mund të jenë pjesë e rëndësishme e një jetese të shëndetshme dhe të balancuar.