“Ndihma jonë nuk është vlerësuar”, përplasje mes presidentit polak dhe Zelenskyt
Presidenti polak, Karol Nawrocki i tha sot homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se ukrainasit nuk e vlerësojnë ndihmën e Polonisë në luftën kundër Rusisë.
Akuza, e bërë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Varshavë, të kujton përplasjen dramatike midis Zelensky dhe Presidentit të ShBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kur zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance akuzoi udhëheqësin ukrainas se nuk respektonte dhe nuk ishte mirënjohës për ndihmën e ShBA-së.
“Polakët mendojnë… se përpjekja jonë, ndihma jonë e shumëfishtë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit me armë të plotë, nuk është vlerësuar ose kuptuar mjaftueshëm”, tha presidenti polak.
Ai shtoi se ia përcolli këtë Zelenskiy-t në një “bisedë të vendosur dhe të sinqertë, por edhe të përzemërt”.
Zelensky theksoi se “Ukraina i ka qenë gjithmonë mirënjohëse Polonisë dhe do të mbetet e tillë”.
Ai tha se Ukraina po e “mbron Evropën” nga Rusia me një kosto shumë të lartë njerëzore.
Polonia ka pranuar më shumë se një milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022 dhe është ndër furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës. Është gjithashtu një rrugë kryesore për ndihmën ushtarake dhe humanitare perëndimore në vendin e shkatërruar nga lufta.