Sport
Ndeshje historike, plot kthime, 8 gola, debuton edhe Zhegrova

Spektakli i vërtetë i kësaj mbrëmje në ndeshjet e Ligës së Kampionëve erdhi nga Torino.
Juventusi barazoi 4-4 nga Dortmundi.
Goli i parë erdhi në minutën e 52’ nga Adeyemi, teksa në harkun kohor të 4 minutave shënuan Yildiz, Nmecha dhe Vlahovic.
Në të 74’ Couto shënoi golin e tretë për verdhezinjtë, ndërkohë Bensebaini solli qetësinë për ekipin e Niko Kovac, ose të paktën ashtu u duk.
Në minutën e 94’ Vahovic ngushtoi diferencën dhe pas dy minutash ishte Kelly që barazoi në mënyrë spektakolare sfidën.
Në anën tjetër, vëmendje të madhe mori edhe debutimi i Edon Zhegrova, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer.