Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ndeshja Shqipëri-Çeki, Rama tregon përse me Kurtin ishin në kate të ndara

    19/10/2023 22:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u pyet se pse ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ulën të ndarë në stadium kur u zhvillua ndeshja Shqipëri-Çeki, Rama e cilësoi çështje protokolli, duke shtuar se nuk kishte asnjë dijeni se homologu i tij do të ishte në Tiranë atë ditë.

    Nga ju buron kjo mëri, ky nervozizëm me Albin Kurtin?

    Edi Rama: S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin.

    Duket edhe kur përmendet emri i Albinit sikur bëheni nervoz.

    Edi Rama: Fare, fare… Këto janë muhabete kot.

    Si janë raportet tuaja?

    Edi Rama: Emri iu përmend vetëm njëherë dhe mund ta përmendësh disa herë dhe unë flas me shumë kënaqësi për Albinin se ka shumë gjëra…

    Kënaqësi e tretur kjo tashmë…

    Edi Rama: Jo, jo fare! Tani, po më pyet për një çështje shumë të madhe, një çështje shumë më të madhe sesa Albini dhe unë sepse kryeministrat shkojnë e vijnë, por rastet ideale, rastet e arta, rastet historike që ti të kapësh një tren që mendon se e ke aty gjithë kohës dhe pastaj ti mbetesh, treni ikën, nuk vijnë përditë, prandaj unë jam kaq shumë pasionant kur flas për këtë sepse në ndërkohë jam shumë i informuar se çfarë dinamikash ka në anën e komunitetit euro-atlantik, jam shumë i informuar se si e shohin ata dhe pa ata nuk bën dot asnjë hap Kosova.

    Edhe në ndeshjen me Çekinë, kryeministri i Shqipërisë rrinte në katin e dytë, kryeministri i Kosovës në katin e tretë, çfarë ndodhi në atë ndeshje? Edhe pse është e parëndësishme, vizivisht për qytetarët është…

    Edi Rama: Tani, më fal se nuk po kuptohemi. Unë nuk merrem me organizimin e protokollit, unë kisha tre vendet që kisha vetë, dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë, dhe në ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë…

    Ju s’dinit gjë që Albin Kurti kishte mbërritur në Tiranë, s’ju kishte lajmëruar njeri?

    Edi Rama: Fare!

    As protokolli i Kosovës, as protokolli i Shqipërisë?

    Edi Rama: Fare! Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por edhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte dhe zv.kryeministrja jonë me të tjerë, pra ishina the lart dhe tani ça muhabetesh janë këto?

    Jo kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë normale, përderisa as protokolli, as kryeministri i Kosovës nuk ju njofton që po vjen në Tiranë.

    Edi Rama: Kjo besoj s’është pyetje për mua, sepse unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë, kush më pret, kush s’më pret, nuk ka problem. /tvklan.al

    Të Fundit

    31 të vdekur nga sulmi i forcave izraelite pranë qendrës së ndihmës në Gaza

    Insiston Kusari – Lila: Vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

    Ministrja e Shtetit të Çadit mbërrin në Kosovë

    Aksident i rëndë në Vlorë, vdes një 19-vjeçar

    “Kërcënim për stabilitetin rajonal”, Hehir: BE-ja të ketë qasje më të ashpër ndaj Serbisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.