Prishtina dhe Llapi do të përballen sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit vijnë pas një fitoreje ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi pas një barazimi pa gola ndaj Drenicës.
Në dhjetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, shtatë përfunduan në barazim, duke qenë rezultati më i shpeshtë. Prishtina ka regjistruar dy fitore në këtë periudhë, përfshirë edhe fitoren më të fundit në finalen e Kupës së Kosovës.
Ndërkaq, Llapi ka regjistruar vetëm një fitore, më 28 prill 2024, në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.
Formacionet e ndeshjes:
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Boueye, Saletic, Taipi, Ahmeti
Llapi: Coric, Emini, Shabani, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Rama, Bytyqi, Useini, Hasani, Hyseni