Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ndeshja me Serbinë, Duka: Përkrahja të mos kthehet në presion ndaj kuqezinjve

    27/05/2025 21:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë thirrje për qetësi dhe mbështetje para ndeshjes së rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Arenën Kombëtare, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Në një intervistë të publikuar nga FSHF-ja, Duka ka theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje, që cilësohet vendimtare për pozitën e dytë në grup, e cila çon në fazën e plejofit. Ai është optimist për mundësinë e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror, pavarësisht konkurrencës së fortë.

    “Ne arritëm të shkojmë në Evropian dhe tani kemi një dëshirë, ëndërr, objektiv – kualifikimin në Botëror. Një objektiv i vështirë, por jo i pamundur. Kemi mundësi reale në letër për të luftuar për vendin e dytë. Kundërshtari kryesor për këtë vend të dytë është Serbia. Një ekip me përbërje shumë të mirë, me lojtarë me kualitet, por nuk mendoj se Serbia është më e mirë se ne”, tha Duka.

    Selektori Sylvinho e ka publikuar tashmë listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje, përfshirë kthime të rëndësishme dhe emra me peshë që do të jenë në dispozicion të kuqezinjve.

    Presidenti i FSHF-së pret që stadiumi të jetë i mbushur me tifozë dhe i bëri thirrje të gjithëve që përkrahja të jetë e fuqishme, por e orientuar drejt sportivitetit.

    “Mos të jetë një presion që do ta vendosë në trysni ekipin tonë kombëtar. Kemi nevojë për energji pozitive dhe jo për trysni, që skuadra ta përjetojë atë ndeshje si një ndeshje futbolli, me objektivin për të shkuar në Botëror”, u shpreh Duka.

    Ai shtoi se dëshira për fitore ndaj Serbisë është e madhe, por theksoi rëndësinë që kjo të arrihet përmes lojës dhe mbështetjes sportive.

    “Tribuna dhe fusha janë bashkë. Të gjithë ne jemi bashkë, duhet të krijojmë një atmosferë pozitive. Të mos krijojmë trysni dhe ambient konfliktual ndaj skuadrës. Të prodhojmë energji pozitive, ta mbështesim skuadrën dhe të fitojmë sportivisht. Nëse fiton ndeshjet i ke realizuar të gjitha pritshmëritë. Nëse vë të gjitha gjërat e tjera para ndeshjes, do të rrëzohen edhe këto”, shtoi ai

    Artikuj të ngjashëm

    Armand Duka zgjedhet zëvendës president i UEFA-s

    Duka thirrje atyre që për inate personale pengojnë FFK-në: Hiqni dorë nga kjo sjellje

    Armand Duka, shembull i liderit të futbollit

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.