Ndeshja Kosovë – Sllovaki, shiten të gjitha biletat
Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë marrë një lajm të rëndësishëm: biletat për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë më 26 mars janë plotësisht të shitura.
Sipas njoftimit nga tifogrupi “Dardanëve”, lista e emrave për ata që kanë rezervuar bileta është përfunduar dhe nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë e re nga sot e tutje. Rezervimet u bënë sipas rregullave për tribunat mysafire, duke respektuar kapacitetin dhe rregulloret e stadiumit.
Megjithatë, tifozët që dëshirojnë të ndjekin duelet e ardhshme të Kombëtares mund të përfitojnë nga abonimet vjetore, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura për regjistrim.
“Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë listën e emrave të atyre që kanë rezervuar biletë për sfidën historike të 26 marsit nga ato sa na janë garantuar sipas rregullave për tribunat mysafire. Andaj, kërkojmë mirëkuptim për faktin se nga SOT E TUTJE nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë për biletë”, shkruhet në njoftimin e “Dardanëve”.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet më 26 mars në Sllovaki.