Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ndeshja Kosovë-Izrael, shoqërohen në polici dy persona – s’i respektuan rregullat e hyrjes në stadium

    12/11/2023 20:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës konfirmon shoqërimin në stacionin policor të dy personave para nisjes së ndeshjes Kosovë-Izrael, për shkak se të njëjtit dyshohet se ishin në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium.

    Këtë informacion e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se personat e shoqëruar në polici janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme.

    “Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit. Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha KelanI

    I njëjti kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e parapara për këtë ndeshje sportive.

    “Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”.

    Ndryshe, ndeshja Kosovë-Izrael ka nisur në orën 20:45, e njëjta po përcillet me interesim të shtuar nga numër i madh i pjesëmarrësve në stadium.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxha me Yamanakan e Japonisë, diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë

    Elshani: Dëmtimi i kishës po hetohet, kultet fetare e drejtë e pacenueshme

    25-vjetori i themelimit të PK-së, organizohen gara në shah

    Të Fundit

    NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

    Publikohen pamje nga tërmeti në Turqi: Njerëzit duke ikur nga kafenet e duke dalë nga vendbanimet

    Vazhdon edhe sot Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Pamje të arinjve që u shfaqën në Shtërpcë, Policia bën apel për kujdes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.