Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ndeshja Kosova – Izraeli ndan në dysh tifozët kosovarë

    12/11/2023 20:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova ka shuar pothuajse të gjitha gjasat për kualifikim në evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Gjermani. Izraeli jo. Kështu do të duhej të shihej ndeshja që luhet sonte mes dy kombëtarëve.

    Megjithatë, nuk pritet të ndodhë kështu. Lufta në Gaza ka ndryshuar gjithçka. Prandaj, edhe tifozët kosovarë janë të ndarë në lidhje me atë që do të ndodhë sonte.

    Këtë e tregon më së miri edhe ky flamur i vendosur jo shumë larg stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili u hoq brenda pak minutave. Qytetari Ilir Murseli, i ka mirëpritur masat e shtuara të sigurisë.

    “Është e arsyeshme që duhet të ketë siguri të madhe, se është lojë midis dy vendeve jo aq të rëndësishme për kah aspekti i politikës ose i ngjarjeve, mirëpo është një vend ku sot po ngjajnë ngjarje të cilat janë aktuale, edhe rrezikshmëria është e madhe, sidomos për lojtarët e Izraelit”, ka thënë Ilir Murseli – Qytetar.

    Ndasi e madhe është vërejtur edhe në rrjetet sociale.

    “Na e humbëm ndeshjen me Izraelin hala pa fillu loja. Një pjese e konsiderueshme e popullit tone janë tu kujtu qe na jena Palestina e po lujna kundër armiqve tanë. Këta bashkëvendës tanë nuk e njohin konceptin komb e shtet. Harrojne që pikërisht Palestina nuk na njeh as territorin tone”, ka shtuar Viktor Buzhala – Qytetar.

    “Është një ndeshje sportive, nuk duhet përdorur gjuha e urrejtjes, as simbolika politike që do dëmtonin imazhin e shoqërisë tonë paqësore, pasi në çdo reagim të papërshtatshëm e denigrues, do përligjnim mosrespektin dhe diskriminimin politik që Kosovës iu bë në Rumani dhe të cilin ne të gjitha e kundërshtojmë pasi është ofendues dhe diskriminues”, ka theksuar Taulant Dajaku – Ish-futbollist.

    Përkrahje pa ndonjë anim politik ka kërkuar edhe kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

    Eja me përkrahe vendin tand, raporton TV Dukagjini.

    “Nuk jemi të interesum, që ne komuniteti i sportit me e bajtë barrën e konflikteve jashtë vendit tonë. Plot prej neve janë prindër dhe e kuptojmë deri tek ashti ndjenjën e dhembshurisë për fëmijët që vriten në botë. Por, na jemi këtu me bo tifozllëk për vete”, ka thënë Lulzim Berisha – Kryetar i “Dardanëve”.

    Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk pritet të jetë plot me tifozë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrahmani: Foda duhet të qëndrojë – na ka bërë të besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe

    Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Armenisë

    Këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen Kosovë-Armeni

    Të Fundit

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Xhuli: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.