Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

     Ndeshja Gjilani – Ballkani luhet në Suharekë

    24/05/2023 13:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e cila i takon xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet në Suharekë. Kështu, ka njoftuar të mërkurën skuadra e Ballkanit nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

    Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 15:00, ndërsa në njoftim thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët si me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

    Sipas Ballkanit, do të jetë një ditë feste për shkak të mbrojtjes së titullit të kampionit.

    Ballkani vikendin e shkuar u konfirmua kampion i Kosovës dhe ky është titulli i tij i dytë në histori të klubit.

    “Festa e mbrojtjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve. Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00”, ka shkruar Ballkani.

    Artikuj të ngjashëm

    Në Spitalin e Gjilanit kryhet një operacion i rrallë tek një 33 vjeçare, i largohet tumori mbi gju

    Hyseni: Bllokimi në komunë është për fajin e Kuvendit

    Kryetari i Gjilanit flet pas takimit me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

    Të Fundit

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.