Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ndërtimi i shkollës në Kalabri/ Rama e pret në takim qytetarin që pretendon se prona është e tij

    10/07/2024 10:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim qytetarin, Refik Rafuna, që dje kur është vendosur gurthemeli për ndërtimin e shkollës në Lagjen Kalabria, ka pretenduar se ishte prona e tij.

    Rama ka thënë se kjo pronë është e regjistruar në emër të Kryeqytetit. Sipas, kryetarit lokacioni ku parashihet të ndërtohet shkolla ka kaluar nëpër të gjitha procedurat për ndërtim.

    Ndërsa, qytetari Rafuna, i theksojë Rames në takim që kjo pronë është në proces gjyqësor dhe ka kërkuar që të ndalen punimet, përcjell IndeksOnline.

    Postimi i plotë:

    Dje gjatë vendosjes së gurthemelit të shkollës së re në lagjen “Kalabria”, qytetari ,Refik Rafuna, erdhi në lokacionin e ndërtimit me pretendimet se një pjesë e tokës ku po ndërtohet shkolla është në pronësi të tij. Unë i premtova z. Rafuna se do ta pres në takim për të shpjeguar rastin, dhe atë e bëra sot në mëngjes.

    Gjatë takimit i shpjegova z. Rafuna se pronat në të cilat ka filluar ndërtimi i shkollës së re në Lagjen Kalabria janë të regjistruara në emër të Kryeqytetit. Po ashtu, sipas të gjitha planeve rregullative deri më sot, ky lokacion me pronat përkatëse ka qenë i destinuar për objekt shkollor për të plotësuar nevojat e banorëve të Lagjes Kalabria.

    E informova se janë një numër i procedurave ligjore nëpër të cilat kalojnë projektet për të ardhur deri të ndërtimi, dhe kjo shkollë ka kaluar nëpër të gjitha këto procedura.

    Z. Rafuna na informoi se rasti është në procedurë gjyqësore për pretendimet e tij rreth një pjese të kësaj prone dhe që kërkesa e tij ishte që të ndalen punimet. Kryeqyteti nuk i mohon askujt të drejtën e ushtrimit të ankesës apo inicimit të rastit gjyqësor, por derisa nuk ka vendim gjyqësor për vendosjen e masës së përkohshme (e cila i është refuzuar palës) puna në ndërtimin e shkollës në lagjen “Kalabria” po vazhdon sipas planit pasi Kryeqyteti ka kryer të gjitha procedurat për ndërtimin e shkollës në atë lokacion në pajtim me planin rregullues.

    Artikuj të ngjashëm

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Të Fundit

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.