Një pjesë e kryeqytetit së shpejti do të marrë pamjen e re me ndërtimin e “ishullit urban” Arbëri – Pallati i Rinisë.
Ky llogaritet të jetë njëri ndër projektet më të mëdha në Prishtinë.
E i pari i komunës, Përparim Rama u shpreh i lumtur për këtë projekt.
“Po iu grahim punëve. Pas një pune të palodhshme po inaugurojmë fillimin e punimeve. Ky do të jetë një park i ri, edhe pas sfidave të shumta po e ndërlidhim siç kemi premtu, po i transformojmë në realitet. Benefitet janë shumëdimensionale. Tash e kemi këtë investim prej 6.5 milionë euro e i bërë me buxhet vetëm nga Komuna e Prishtinës. Ne nuk do ndalemi, me gjithë vështirësitë e krijuara nga qeveria. Po i vazhdojmë punët e mrekullueshme”, ka thënë Rama.
Ai ka falënderuar kreun e LDK-së, siç i është drejtuar “kryeministër në ardhje”, Lumir Abdixhiku.