Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Florian Dushi, do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, meqë nënkryetari Alban Zogaj, sipas rezultateve preliminare ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.
Rama ka thënë se Dushi do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.
“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se ky vendim është pjesë e strategjisë për të forcuar ekipet dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin.