Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë.
Kjo ndërprerje erdhi si rrjedhojë e mungesës së dëshmitarit A2, të propozuar nga Prokuroria.
Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht dëshmitar A2, me çrast seanca u ndërpre.
E njëjta do të vazhdojë të hënën.