Është ndërprerë seanca konstituive, për shkak të mosvitimit të raportit të komisionit për mandate, shkruan GazetaDemos.
Këtë e kumtoi para deputetëve, deputeti i LVV-së, Avni Dehari, i cili tha se do t’i dërgojnë letër presidentes së vendit, Vjosa Osmani për rrethanat në të ardhmen.
“Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit në seancë nuk u votua,. Nuk morri votat e mjaftueshme në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.