Kaa dështuar sërish për të nëntën herë, seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, doli me propozim, duke thënë që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Ai ka propozuar që votimi të kryhet “me fletvotime fizike”.
Mirëpo, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja janë shprehur kundër votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke thënë se kjo është shkelje e Kushtetutës.
Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orëve.