Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Yllit dhe Pejës është ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë.
Gjyqtarët e morën këtë vendim pasi në palestrën “13 Qershori” pati sharje në kor.
Ende nuk ka detaje mbi vendimin tutje, nëse do të kërkohet zbrazja e sallës, derisa ajo që dihet është se rezultati momental në semafor shënon 31-36 në të mirë të mysafirëve.