Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Rocco Mundo ka mbajtur një ceremoni që ka shënuar përfundimin e angazhimit të kontingjentit të ushtrisë shqiptare në Kosovë.
Ceremonia është mbajtur në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.
Koloneli Mundo ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj ushtarëve shqiptarë, për përkushtimin dhe profesionalizmin e shfaqur gjatë angazhimit të tyre në Kosovë.
Për këto, ata janë nderuar me medalje të NATO-s në shenjë mirënjohje për shërbimin e tyre.