Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat”, Arbër Vokrri sqaron deklaratën: Nuk ishte qëndrim i qeverisë

    22/05/2025 21:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”.

    Ai tha se kjo deklaratë nuk është qëndrim i qeverisë, anipse është anëtar i saj.

    Megjithatë sqaroi në Pressing se “çka e shtyu të mendojë” në këtë formë.

    “Ka qenë një përgjigje që ta kemi një qëndrim se si ndihemi përballë të gjitha kritikave që vijnë nga pala ndërkombëtare për minim të shtensionimit të situatës në Veri. Kjo çështje po mendoj që po fryhet tejmase se nuk e di për çfarë tensionimi mundet me u folë përderisa nuk ka as trazira, dmth reagime të qytetarëve serb të veriut ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës përfshirë edhe ato të policisë për vendosje të ligjshmërisë dhe rendit atje. Nëse në vazhdimësi për së paku dy vite kemi kësi lloj aksionesh të autoriteteve të Kosovës, pra vendosja e ligjshmërisë, mbyllja e institucioneve paralele…Nëse dikush, kushdoqoftë, nga ajo që po e përgjithësojmë me emrin pala ndërkombëtare në vazhdimësi flet për tensionim kur ai mungon, atëherë detyrohesh sikur unë që po bëhem sot”, tha fillimisht Vokrri

    “E bana një distancim që të mos merret kjo si qëndrim zyrtar i qeverisë, por meqenëse isha para një insistimi disa minutësh të Donikës (gazetare në KTV), po i referohem një shembulli që ka prej diplomatëve ndërkombëtarë që herë pas here japin përshtypje mos po inkurajojnë ose po nxisin një pjesë të serbëve që janë atje aktiv politikisht”, tha Vokrri në Pressing, transmeton Express.

    “Nuk është qëndrim i qeverisë, por as i jemi”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Zv/ministri Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur vetë trazirat në veri, Orav njëri nga ta

    Musliu i reagon Petkoviqit: Mjaft u fshehët pas fëmijëve, çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

    Mbyllja e sallës sportive në Mitrovicën e Veriut, reagon Lista Srpska

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.