Para disa ditësh një burrë vdiq e një u lëndua pas shpërthimit të cisternës në një nga pompat e derivateve në Pejë,raporton GazetaDemos.
Ndërsa sot është ndalaur për 48 orë pronari i pompës në Pejë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Kjo u konfirmua për Demos nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Pas autorizimit të dhënë nga Prokuroi i Shtetit, për bërjen e disa ekspertizave dhe raporteve ka dalë që ka përgjegjësi penale drejtuesi i pompës dhe ai është ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi për Demos.