Po vazhdon numërimi i votave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet parlamentare, raporton GazetaDemos.
Ndonëse, ky proces po shënohet me pengesa të kohëpaskohëshme.
Ekipi i GazetësDemos nga terreni bën me dije se numërimi i votave tashmë me sistem të ri, po ndërpritet si pasojë e rënies së internetit, me çrast numërimi po përsëritet.
Ndalja e internetit përveç ngadalësimit të numërimit pasi po duhet ta përsërisinë nuk është i vetmi problem, pasi burimet tona bëjnë me dije që parregullësi tjetër është edhe një rast ku numri i votave në sistem nuk po përputhet me ato në kuti.
Në njërën kuti dolën dy vota më shumë nga sa ishin llogaritur në sistem.
Nga KQZ për Demos thanë se ky poblem erdhi si pasojë e ndaljes së internetit dhe se procesi i numërimit do të përsëritet.