Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj. Lajmin e trishtë e ka ndarë djali i tij, Fatos Qerimaj në rrjetet sociale.
“Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj.Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali.
Qerimaj, i konsideruar si babai i dinastisë së muzikë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Hetem Qerimaj, mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi. Për shumë vite me radhë, ai ka dhënë koncerte së bashku me familjen e tij, dy djemtë dhe mbesën e tij.