Bota është në zi për ndarjen nga jeta të gjykatësit të njohur Frank Caprio, i cili u shua në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. I njohur për drejtësinë me mëshirë dhe zemrën e butë, Caprio fitoi zemrat e miliona njerëzve nëpër botë.
Në ditët e fundit të jetës, gjykatësi i famshëm publikoi një video prekëse nga shtrati i spitalit, ku bëri një amanet të fundit që ka prekur thellë opinionin publik: “Ju lutem, mbajeni emrin tim në lutjet tuaja. Besoj fuqishëm tek fuqia e lutjes. Ndjej dashurinë tuaj dhe ju falënderoj nga zemra.”
Caprio u bë simbol i humanizmit përmes emisionit të tij Caught in Providence, ku drejtësia shoqërohej me mëshirë. Momente të paharrueshme, si ai kur fali një burrë 96-vjeçar që nxitonte për të kujdesur djalin e sëmurë, u bënë virale dhe frymëzuan miliona njerëz.
Jashtë sallës së gjyqit, ai kontribuoi në bursa për studentë, mbështeti organizata bamirësie dhe u bë model për breza të tërë. Gjithmonë theksonte se respekti dhe dinjiteti ishin mbi gjithçka.
Sot, bota qan humbjen e tij, por njëkohësisht kujton mesazhin e fundit që la pas: të jetojmë me më shumë dashuri, mëshirë dhe lutje për njëri-tjetrin./AlbMedia