Ndahen mbi 12 milionë euro për transformimin e stadiumit të Prizrenit, Kurti: Do të jetë arenë moderne
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se janë ndarë mbi 12 milionë euro për transformimin e stadiumit të Prizrenit.
Ai gjithashtu njoftoi se tashmë punët për transformimin e tërsishëm të tij kanë nisur, ku do të shtohen ulëse, e do të bëhet arenë sportive moderne.
“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. Punët përgatitore kanë nisur.
Tribunave në lindje dhe perëndim të “Përparim Thaçit” do t’i shtohen edhe ato në veri e jug. Ai do të jetë një nga arenat sportive më moderne në vend, dhe vendi ku tifozët besnik dhe sportdashësit e shumtë do mund të mbështesin klubin e tyre të qytetit, KF Lirinë, nga gati 7800 ulëse”, tha ai.
Kurti gjithashtu shtoi se investimet në stadiume kalojnë shifrën prej 200 milionë eurove.
Po investojmë mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit gjithandej Republikës. Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, tha Kurti.