Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    NATO rikujton që për anëtarësimin e Kosovës brenda saj duhet konsensusi i 32 vendeve aleate

    25/10/2024 12:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    NATO ka thënë aktualisht në Kosovë vazhdojnë tensionet dhe situata e sigurisë është e paqëndrueshme. Ndërsa, ka theksuar se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkohet konsensus nga të 32 aleatët.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; duke vepruar si siguria e tretë në reagim, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e sundimit të ligjit të BE-së (EULEX), të cilat janë përkatësisht përgjegjëset e parë dhe të dytë për sigurinë”.

    “Aktualisht vazhdojnë tensionet dhe paqëndrueshmëria, veçanërisht në veriun e Kosovës, duke kërkuar një rritje të trupave të KFOR-it që nga maji 2023. Ne inkurajojmë institucionet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar në konsolidimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për RTV21.

    NATO tutje ka thënë se vlerëson përshtypjen pozitive të popullit të Kosovës ndaj NATO-s. Megjithatë, sipas saj nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë drejtim.

    “NATO ka një politikë të dyerve të hapura. Por, anëtarësimi në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkon konsensus nga të 32 aleatët dhe nuk ka pasur zhvillime në këtë drejtim”.

    Ndërkohë, NATO thekson se ofron mbështetje për zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes Ekipit Këshillues dhe të Ndërlidhjes së NATO-s (NALT). Kjo mbështetje përfshin ndërtimin e kapaciteteve, koordinimin e edukimit dhe trajnimit – përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar të FSK-së për mbrojtjen civile.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton

    Të Fundit

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.