Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    NATO e konfirmon zyrtarisht ardhjen e sekretarit Rutte në Kosovë

    07/03/2025 16:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vijë në Kosovë më 11 mars, ka bërë të ditur zyrtarisht NATO.

    Ai do të vijë në Prishtinë bashkë me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, me të cilën do të do të vizitojnë KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

    Rutte do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për diskutime dypalëshe.

    Me Osmanin, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët për media nga ora 14:50.

    Përveç krerëve kosovarë, Rutte së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it do të zhvillojmë takim edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Naërat, si dhe do të kenë mundësinë të angazhohen me personelin e KFOR-it dhe NALT-së.

    “Ata gjithashtu do të kenë një shkëmbim me shefat e misionit të Bashkimit Europian, ambasadorin Aivo Orav dhe Misionit e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Barbano, Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e Misionit të UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe ushtruesen e detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së, Cornelia Taylor”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

    Rutte do të vijë në Kosovë pas qëndrimit në Bosnje e Hercegovinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Musliu pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Policia ka nevojë për reforma urgjente

    Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, s’proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.