Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Naser Hafizi u lirua nga paraburgimi, çka thotë dosja e Prokurorisë për aferën e ambalazhuesve të ujit

    07/03/2025 08:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    U.D drejtori i Autoritetit të Pellgjeve, Naser Hafizi, i dyshuar për një çështje korrupsioni e fshehje të pasurisë për të cilën hetimet janë zgjeruar, u lirua nga paraburgimi dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Hafizi hetohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave, dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.

    I arrestuar në tetor të vitit të kaluar, në Aeroportin e Prishtinës, Hafizit, disa herë i është vazhduar masa e paraburgimit, si i dyshuar për skandalin e faljes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit.

    Por çka thuhej në dosjen e Prokurorisë për Hafizin?

    Ai dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar dhe atë në cilësinë e Zëvendësuesit të Drejtorit të ARPL-së në MMPHI, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij duke vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, si dhe Udhëzimin Administrativ për Strukturën e Pagesave të Taksave Ujore – e po ashtu ka anashkaluar në tërësi Raportin e Grupit Ministror, i cili ishte formuar me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik.

    Raporti tregonte se vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomikë ishte 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore dhe pa verifikuar gjendjen faktike, ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës.

    Hafizi dyshohet se ka iniciuar nxjerrjen e vendimit preliminar për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit Compakt-Group- “Adea Group” për shfrytëzimin e ujit në vlerë të 3,616,812.00, ndërsa më 17.11.2022 për të njëjtin ambalazhues kishte iniciuar nxjerrjen e detyrimit financiar për shfrytëzim të ujit në vlerë prej 41,433,60 euro për periudhën kohore 2018-2021, duke mos inkasuar borxhin për periudhën kohore prej vitit 2010.

    Njëjtë dyshohet se kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “Fluidi”, të cilit prej janarit 2009 deri në qershor 2021, i cakton si detyrim financiar 13,072.31 euro, edhe pse ky operator vetëm për periudhën kohore prej vitit 2008-2013, sipas GP Ministror të vitit 2014, detyrohej për borxhin prej 4,458,24.00 euro, e nëse do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje borxhi do të ishte më i lartë.

    Dosja e Prokurorisë thotë se ai dyshohet se kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “FRUTTI”, të cilit prej 2017-2021 i përcakton detyrim financiar prej 39,81 euro, ani pse ky operator ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo metër kub.

    Po ashtu dyshohet se kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar edhe për OE “FRUTEX”, i cili si aktivitet kishte prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, të cilit për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021 i kishte përcaktuar si detyrim financiar shumën prej 127.40 euro.

    Hafizi thuhej se kishte ushtruar presion te zyrtarët e MMPHI-së, duke i kërcënuar se nëse nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna.

    Duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktiviteti i paligjshëm dhe është e fituar me kryerjen e veprës penale, Haifi dyshohet se me qëllim të fshehjes së burimit të vërtetë të pasurisë, të hollat – paratë kesh i ka futur në sistemin bankar, me qëllim që këto para të kundërligjshme të duken si të ligjshme.

    Në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ai ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, por që nuk kishte paraqitur saktë të dhënat e kërkuara.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.