Deputeti i PDK-së, Nait Hasani sot para se të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës është deklaruar për media, duke thënë se dy deputetët e VV-së, Albulena Haxhiu e Donika Gërvalla s’janë të mirëpritura për kryetare të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaDemos.
Sipas tij, PDK nuk ka nevojë ta votojnë Haxhiun, pasi sipas tij e njëjta nuk i ka as votat e partisë së tij.
“Ajo nuk i ka votat e Kuvendit. Nuk i ka votat e partisë së vet më së par, prandaj nuk kemi nevojë ta vetojmë ne. Le ta votojnë ata të vet njëherë. Ne do ta votojmë kryetarin që është koncesual, bashkëpunues, mirëkuptues që është nder i Kuvendit. Përveç Donikës dhe Albulenës, të tjerët janë gjithë të mirëpritur”