Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut Nagip Krasniqi nuk e ka pranuar fajësinë për të cilën ngarkohet, shkruan Demos.
Seanca ndaj tij po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Fjala hyrëse dhe prezantimi i aktakuzës po bëhet nga prokurori Special, Dren Baca.
Pastaj do të paraqitet pala mbrojtëse e të akuzuarit, Nagip Krasniqi.
Ai dyshohet me disa të tjerë për dëmin në KEK rreth 33 milionë euro.