Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nagavci: S’kemi pranuar asnjë ankesë për tekstet shkollore, kush thotë ndryshe s’e flet t’vërtetën

    05/09/2024 18:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë lidhur me furnizimin me tekste shkollore të nxënësve dhe shkollave në të gjithë vendin.

    Në DPT Fidani të Klan Kosovës, ajo ka pohuar se ky proces i pajisjes me libra ka shkuar mirë në të gjitha komunat.

    “Ne kemi pasë kontakte të vazhdueshme edhe me Autoritetin e Konkurrencës, edhe me drejtoritë komunale të arsimit, poashtu edhe inspektorët, gjegjësisht Task-Forca në kuadër të Ministrisë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë qenë gjatë këtyre ditëve në teren, përgjithësisht ka shkuar mirë pajisja me tekste shkollore”, ka thënë Nagavci.

    “Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga asnjë komunë në lidhje me furnizimin me teskte dhe mjete mësimore, kemi dërguar së paku dy letra formale tek komunat ku kemi kërkuar edhe asistencën e tyre për prindërit në rastet ku kemi nevojë, por edhe në rast se diçka nuk mund të zgjidhin të na njoftojnë edhe ne si ministri, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa furnizim me libra shkollorë”.

    Nagavci deklaroi se deri tani nuk janë të vërteta deklaratat se vitin e kaluar, por edhe këtë vit ka pasë ankesa në ministri për çështjen e teksteve shkollore.

    “Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar nuk e kemi pranuar asnjë ankesë nga komunat, përkundër deklaratave që ka pasë dhe kanë qenë më shumë politike,  kushdo që thotë ndryshe nuk e thotë të vërtetën, unë i sfidoj të gjithë ata që thonë se i kanë adresuar shqetësimet që të paraqesin ankesat ose çfarëdo shkrese që kanë dërguar në ministri për këtë çështje, nga raportimet e deritanishme nuk kemi ankesa, në lidhje me furnizimin me tekste shkollore”.

    Ndër tjera, ajo theksoi se janë bërë më shumë se: “Më shumë se 200 mijë aplikime dhe transfere”, për subvencionimin me tekste shkollore

    Artikuj të ngjashëm

    MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit në pozitën e u.d. drejtoreshës së Institutit Albanologjik, juridikisht i pavlefshëm

    Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

    Lojërat e Tik-Tokut dhe lëndimet nëpër shkolla, MASHT-i del me reagim

    Të Fundit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.