sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nagavci shpalos para deputetëve pesë qëllime: Synojmë përmirësimin e pasojave të pandemisë

    06/07/2021 09:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shpalosur para deputetëve të Komisionit për Arsim disa nga qëllimet kryesore të saj.

    Mes pesë qëllimeve kyçe të kësaj ministrie, ajo ka theksuar përmirësimin e pasojave të pandemisë e harmonizimin e mësimit me kërkesat e tregut të punës.

    “Qëllimet strategjike që i kemi prezantuar edhe në programin tonë qeverisës, arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës e i digjitalizuar, sigurimi i cilësisë në mësimin parauniversitar, përmirësimi i pasojave të pandemisë”.

    “Qëllimi i dytë ka të bëjë me harmonizimin e mësimit me tregut e punës ku kemi arritur përkrahjen e Zvicrës që do të merret me këtë, menaxhimi efektiv i të gjithë mekanizmave të arsimit është si synim i tretë. Qëllimi i katërt ka të bëjë me cilësi të arsimit të lartë në harmoni me standardet ndërkombëtare, kurse qëllimi i pestë përmirësimi i gjendjes së inovacionit shkencor”, është shprehur ajo.

    Nagavci tutje ka njoftuar deputetët me disa nga punët që tashmë kanë nisur nga ministria e Arsimit.

    Ajo ka thënë se me synim të zbutjes së pasojave të pandemisë kanë organizuar mësim shtesë për nxënësit.

    Poashtu Nagavci ka thënë se kanë ndarë 100 mijë euro si mbështetje për vazhdimin e mësimit të studentët që janë pranuar për studime në universitet prestigjioze në botë.

    “Disa nga punët e përfunduar deri më tani është vendimi për organizimin plotësues për ata nxënës që kanë pas problem për mësimnxënie gjatë vitit 2020. Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit që studentët e nivelit master të zëvendësojnë mësimdhënëset shtatzënë që mos të ketë shkëputje të mësimit”, transmeton ekonomia.

    “Janë ndarë 100 mijë euro për studentët që janë pranuar për studime në universitet prestigjioze në botë si mbështetje financiare për vazhdimin e studimeve të tyre”, ka shtuar ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Nagavci tregon se si do të bëhet identifikimi i shkathtësive tek nxënësit e Kosovës

    Nagavci: Hapet konkursi për 150 pozita në UP

    Nagavci: Për herë të parë të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit do t’i nënshtrohen provimit për licencë

    Të Fundit

    Qeveria Kurti deri me tani ka përjetuar shtatë kriza, jemi bërë burim i krizave, thotë nënkryetari i LDK-së

    Haziri: Burim i krizave është gjithmonë Beogradi, roli i kryeministrit të Kosovës është me i parandaluar ato

    Ironizon Kajtazi: Luani ka filluar të zbutet

    Aksident i rëndë në Shtërpcë, ka të lënduar

    Ministrit Liburn Aliu nuk i lejohet ta takojë kryetarin e Leposaviqit, KFOR-i e kthen prapa

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.