Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nagavci kërkon miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik: Hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme

    14/05/2024 12:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tenkologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se duke pasur parasysh rëndësinë e këtij statuti dhe nevojën emergjente për intervenime duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë. Ajo i ka ftuar anëtarët e Komisionit që ta miratojnë sa më parë këtë statut edhe të hapin, sipas saj, rrugë për ndryshime të rëndësishme.

    “Universiteti i Prishtinës ka themeluar grupin punues në bazë të legjislacionit në fuqi që të përgatisë  draftin e statutin të ri. I njëjti është miratuar në Senat me 31 korrik të vitit të kaluar, pastaj pas miratimit nga Këshilli Drejtues është përcjellur në ministri ku ne e kemi miratuar të njëjtin pa asnjë ndërhyrje duke respektuar autonominë e plotë të Universitetit, duke pasur parasysh faktin që në grupin punues ka pasur profesionistë dhe kanë marrë praktikat e mira të cilat i kanë shikuar që të jenë edhe për kontekstin tonë. Përtej këtij fakti duke respektuar plotësisht autonominë akademike të Universitetit të Prishtinës, ne si ministri e kemi miratuar statutin në shtator të vitit të kaluar në të njëjtin draft sikurse e kanë sjellë nga Universiteti dhe të njëjtin e kemi dërguar në qeveri dhe po ashtu edhe nga ana e qeverisë është miratuar ashtu si e kanë finalizuar Universiteti i Prishtinës. Me aq sa ka kam pa unë personalisht dhe me diskutimet që i kemi pasur në lidhje me statutin jemi shumë të lumtur që ky statut sjell një mori vendimesh e reformash që do të ndikojnë direkt në përmirësimin dhe cilësinë e punës së Universitetit të Prishtinës dhe besoj pas kësaj jemi duke pritur të filloj një proces i statuteve tjera të universiteteve publike. Besoj që kjo sjell përmirësimin e punës në arsimin e lartë dhe një performancë më të mirë. Me aq sa jam në njohuri është marrë për bazë dhe është shqyrtuar i gjithë legjislacioni që është në fuqi. Duke parasysh rëndësinë e këtij statuti  duke pasur parasysh nevojën emergjente për intervenime ne si ministri si qeveri si kuvend duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë. Por ju ftoj, ju lus ta miratoni sa më parë këtë statut edhe të hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme”, ka thënë Nagavci.

    Nga ana tjetër rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka thënë se statuti i fundit ai që është në fuqi i universitetit është miratuar në vitin 2012, ka 12 vite që kur është miratuar statuti fundit. Sipas tij janë marrë statutet e universiteteve evropiane që kanë shërbyer në rradhë të parë si model dhe ekspertët janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe potësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre universiteteve.

    “E para ka pasur një konsensus të gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet. Ky është një indikacion, sigurisht sfidë e institucionit. Sikurse e theksoi ministrja, statuti i fundit ai që është në fuqi i universitetit është miratuar në vitin 2012, ka 12 vite që kur është miratuar statuti fundit. Statuti si akti qendror dhe çështjet e funksionimit, organizimit duhet të ndryshohet dhe plotësohet. Në kuptimin e procesit ne kemi operuar mbi këtë filozofi, e para njëherë kemi angazhuar disa ekspertë  kryesisht profesorë. Staf i ynë akademik nga fusha të ndryshme që kanë bërë një analizë krahasimtare të statuteve tjera të shteteve tjera evropiane dhe vërtetë metoda udhëheqëse këtu ka qenë kryesisht si pikënisje. Ne kemi marrë statutet e universiteteve evropiane që kanë shërbyer në rradhë të parë si model dhe ekspertët tanë janë përqendruar  kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre universiteteve në mënyrë që edhe ne të bëjmë përpjeke dhe të përshtasim standardin tonë që kanë lëvizur qartazi me standardet që kanë pësuar universitetet që në rradhë të parë kemi ndërtuar statutet paraprake. Këshilli Drejtues me kompetencën që e ka sipas Ligjit për arsimin e lartë të statutit ka ngritur një grup pune gjithëpërfshirës  me përfaqësues nga rradhët  Këshillit Drejtues,  Senatit akademik të dekanëve në vend. Pastaj me mbështetjen e një eksperteje të jashtme ndërkombëtare që po ashtu bërë një anlizë me numër të statuseve të jashtme”, ka thënë Qerimi./EO

    Artikuj të ngjashëm

    Arbërie Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por thotë se ishin ‘më shtrenjtë’

    Nagavci për qeveritë e kaluara: Veç katër çerdhe i kanë ndërtuar prej 2003 deri në 2020, ne më shumë

    Nagavci: Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar

    Të Fundit

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.