Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Natë e gjatë për Dragashin, Xheladini thotë se vërshimet kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme

    26/06/2024 22:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reshjet e dendura të shiut sot bënë që në komunën e Dragashit të ketë vërshime të jashtëzakonshme.

    Disa fshatra janë prekur më shumë nga këto vërshime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini, deklaroi se janë duke u identifikuar dëmet dhe incidentet eventuale.

    “Ne jemi në terren prej kur ka ndodhur ngjarja. Kemi aktivizuar shërbimin shëndetësor, atë të zjarrfikësve dhe shërbimin emergjent. Kemi aktivizu edhe kompani private, të cilat janë duke u marrë me sanimin e gjendjes” tha Xheladini për Indeksonline.

    Ai thotë se gjendja aktuale është stabile, meqë kanë pushuar reshjet e shiut, por që dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha.

    Fshatrat më të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore janë Kuk, Bresanë, Kosavë dhe Pllajnikë, derisa në Blaç dhe Zaplluxhe ka dëme pak më të vogla.

    “Në terren kemi edhe ekipe me ekskavatorë sepse janë bllokuar urat. Uji ka dalë jashtë shtratit dhe ka përfshirë rrugët e fshatrave. Shumë familjeve uji u ka hyrë nëpër shtëpi dhe bodrume. Në fshatin Kuk, ka nxjerrë jashtë kontrollit krejt kanalizimin dhe ujësjellësin, si dhe ka dëmtuar shtyllat elektrike. Ka dëme edhe në bujqësi e blegtori” shtoi Xheladini.

    Kryetari i Dragashit deklaroi se primare për ta momentalisht është zhbllokimi i lumenjve, sepse janë mbushur me rërë, drunj, gurë dhe bërllok të bartur nga vërshimet.

    Ai deklaroi se ka kontaktuar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike për të ndarë detaje mbi gjendjen, teksa të njëjtëve pritet t’u përcjellë edhe raporte mbi dëmet e sanuara.

    Nga Drejtoria për Shërbime Publike në Prizren, Xheladini thotë se ka kërkuar pompa dhe mekanizma në dispozicion për t’i ndihmuar familjet e prekura të nxjerrin ujin nga shtëpitë.

    Kryetari deklaroi gjithashtu se nesër do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët e Komunës, ku do të vendoset mbi shpalljen apo jo të gjendjes emergjente si dhe për hapat që do të ndërmerren tutje.

    Fatmirësisht, nuk ka dëme me njerëz nga e gjithë kjo situatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Vërshimet në Dragash, këta janë numrat emergjentë për qytetarët

    Vërshime në Pejë

    Prokuroria nis hetimet për vdekjen e nënës dhe djalit të saj si pasojë e vërshimeve në Pejë

    Të Fundit

    Ekipi turk i monitorimit në KFOR me kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë

    Ardon Jashari te Milani, java tjetër vendimtare

    Stigma dhe mungesa e trajtimit: Sfida e personave me çrregullime mendore në Kosovë

    Vdes 25 vjeçari në Fier, dyshohet se konsumoi fotoksinë

    Olta Gixhari shkëlqen në Mallorca me stil veror dhe bukuri natyrale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.