sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Maloku: Na duhet një Rektor jo apolitik, po apartiak

    23/11/2022 19:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Fadil Maloku

    1. Rektori i ri, nëse do me bë reforma të thella, pra, joimprovizuese nuk duhet me qendru në atë zyre (jo vetëm intelektuale) menagjeriale, vetëm si objekt statik që zakonisht “rrezaton” (sikurse paraardhësit!) veç poltronizëm (ndaj punëdhënësit), pastaj hiperkonformizëm (ndaj proceseve dhe zhvillimeve reformiste, në sferën e arsimit), dhe sidomos bajraktarizëm provincial (ndaj intelektualizmit të njëmendët), që i kemi testuar në këto dy dekada ndërtimi dhe kultivimi të demokracisë dhe shtetndërtimit.
    • Rektorin e ri, unë e perceptoj jo si një butak e pakurrizor të cilit sa herë që i “kolliten” bossat e politikes, ai i frikësuar nga mënyra e “kollitjes” ikën dhe e merr dhenë në strumbullarin e “nënës” paeti!? Në fakt, duke respektuar “frymën” e munguar akademike të ca rektorëve të mëhershëm…, këtij rektorit të ri i kisha rekomanduar që tē mos bëhet fort rob i “obligimeve” (që kanë udhëzime e porosi nga grupet dhe klanet formale e informale!); ankimuese e improvizuese, atyre partiake e civile, etj. por, të shndërrohet në një subjekt aktiv që di të “prodhoj” si; ide e vizione(teknokratike në udhëheqje), transparencë (në harxhim të shpenzimeve) e kulturë inovative e kreative (të pajisura me metodologji të reja), veprime apartiake (por, assesi apolitike!), pavarësi të plotë (në vendimmarrje), ashtu edhe stoicizëm (ndaj çfarëdo ndërhyrjeje nga jashtë), e autokorrektim (fillimisht ndaj vetvetes, e më pastaj edhe institucioneve tjera) moral e etik. 
    • Sepse, vetëm duke qenë i “armatosur” me këto cilësime të lartcekura, Rektori i sapozgjedhur do mund t’u hyj reformave të thella, dhe ta shndërroj Kosovën në një vend ku në një të ardhme do të mund (pse jo?) edhe të eksportohet dija, koncepti zhvillimor dhe potenciali ynë edukativo arsimor…
    • Meqë, Rektori i ri vjen nga komuniteti i shkencave humane, Uroj që i njëjti të filloj sa më parë ta reformoj këtë institucion…që në kulturën dhe mentalitetin tonē gëzon jo vetëm prestigj e vlera e me “peshë të theksuar specifike”. Sepse, arsimimi është dhe mbetet ajo shtylla kryesore apo ai kapilaru fundamental që e “mirëmban” dhe e fuqizon shtetin dhe e fisnikëron kombin!

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku: Me barrikadat serbe s’është kah humb Kosova, por po fiton shteti!

    Maloku: Presidentja nxitoj në shpalljen e zgjedhjeve të lira për veriun e Kosovës

    Albin Kurti në mendjen dhe gjykimin serb një “fundërrinë terroriste”, kurse Aleksandër Vuçiqi, një “super engjëll paqësor”?

    Të Fundit

    Vlera e koeficientit, flasin nga sindikata e shërbimit korrektues

    Olta shpërthen në lot: Nuk e di a dua të vazhdoj më (VIDEO)

    Ava Max me albumin e saj në mesin e më të dëgjuarëve në arenën ndërkombëtare

    Berisha: Ky ligj është i dëmshëm për shërbimet 24-orëshe si policia, mjekësia dhe gjyqësia

    Kurti: Serbia duhet të na kompensojë neve, jo ne atë

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.