Myku i thonjve është jo vetëm bezdisës por edhe i dhimbshëm.
Ai karakterizohet nga inflamacioni, dhimbjet, enjtja e gishtit, zverdhja dhe plasaritja e thoit ose thonjve.
Ky myk shfaqet për arsye të ndryshme.
Disa prej tyre janë imuniteti i dobët, djersitja e tepërt, higjena, çorapet sintetike dhe ekspozimi ndaj lagështisë.
Edhe trajtimet e këmbëve siç është pedikyri mund të konsiderohet një shkak i shfaqjes së mykut të thonjve.
Kjo ndodh sepse mjetet e përdorura për këto trajtime nuk sterilizohen siç duhet.
Përveç medikamenteve përkatëse që kanë efekte anësore, mund të përdorni edhe disa bimë mjekësore, vajra natyralë, lëngje frutash e të tjerë që zgjidhin këtë problem.
Uthulla e mollës
AgroWeb.org ju këshillon të bëni një banjë për këmbët duke përzier një filxhan me uthull molle dhe një filxhan me kripë të trashë në 6 filxhanë me ujë të ngrohtë.
Banjën e këmbëve duhet ta bëni dy herë në ditë për të paktën 30 minuta.
Vaji esencial i portokallit
Këtë vaj esencial mund ta përdorni çdo ditë për të lyer thonjtë dhe kuruar infeksionin.
Lyejini thonjtë dhe mbajini këmbët me vaj për të paktën një orë.
AgroWeb.org ju vë në dukje se vaji esencial i portokallit mund të jetë shumë i fortë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, ndaj në këtë rast mund ta përzieni me vaj ulliri.