Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Myftiu Tërnava mirëpret reisin e BeH-së: Me lejen e Zotit, do ta vizitojmë Bosnjën shpejt

    09/04/2025 19:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, e ka pritur sot në takim reisin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviqin, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

    Në njoftimin e lëshuar nga BIK-u thuhet se gjatë këtij takimi, të dy liderët fetarë shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në mbarëvajtjen e jetës fetare dhe në fushën e arsimit islam.

    Sipas BIK-ut, Tërvana shprehu edhe gatishmërinë e tij që në një të ardhme ta vizitojë shtetin e Bosnjës.

    “Me lejen e Zotit, do ta vizitojmë Bosnjën në të ardhmen e afërt dhe do të njihemi më afër me zhvillimet e përgjithshme që janë në Bosnjë. Sigurisht, ajo që na ka bashkuar dhe na bashkon është edhe numri i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë në Bosnjë, dhe një numër i madh i Boshnjakëve që jetojnë në Kosovë. Këto minoritete shërbejnë si ura lidhëse mes dy kombeve, mes dy shteteve, që duhet t’i respektojmë”, tha Tërnava.

    Ndërkohë, reisi i Bosnjës, Husein ef. Kavazoviq, theksoi rëndësinë e lidhjeve fetare e kulturore mes dy vendeve.

    “Ne besojmë se angazhimi ynë për ta ndërtuar këtë shtëpi së bashku në Ballkan është ajo që na obligon, pra t’i përkushtohemi qëllimeve të përbashkëta, dhe ky është gjithmonë qëllimi më i rëndësishëm për ne myslimanët, të bëjmë thirrje për të mirë dhe të largojmë nga ajo që është e keqe. Jemi veçanërisht të kënaqur me mikpritjen që na është bërë dhe me përkushtimin që kemi parë nga Myftiu Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij për ruajtjen e vlerave tona të përbashkëta islame”, tha reisi Kavazoviq

    Artikuj të ngjashëm

    Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide

    Mbërrijnë grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

    Haxhilerët nga Kosova fillojnë nisjen drejt Mekës

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.