Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Muja për debatin e ‘picës në burg’: Kam qenë vetëm i ndaluar, s’e kam njohur as Ferat Shalën as Bekim Haxhiun

    26/04/2023 15:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur për deklaratën e deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se “Bekim Haxhiu i ka dërguar picë sa Muja ishte në burg”.

    Muja këto i quajti “ca pretendime të pavërteta”.

    “Unë s’e njoh as Ferat Shalën, as Bekim Haxhiun, përpos në Kuvend. Është e vërtetë që një kohë jam akuzuar, por çështja se nuk e kontrollojmë dot. Çfarë ne mund të kontrollojmë janë veprimet tona. Ta dokumentojmë që performanca jonë ka qenë e ndershme, çfarë mund të bëjmë është t’ia lëmë procesit të drejtësisë”.

    Ai tha se në 12 pika ka pasë “shpallje të pafajshme”.

    “Ne kur i bëjmë diskutimet këtu nuk e bëjmë duke i paragjykuar fajtorin. Ne po kërkojmë është që secili ta kalojmë saktësisht atë çfarë kam bërë unë për shembull. Akuzohesh, shkon, justifikohesh dhe aty dokumentohet fajësia. Gjë që për shembull dy kushërinjtë tu, Hakia dhe Media, s’e kanë bërë. Sot e 100 vjet jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo pretendim.  Nuk kam qenë në burg për korrektim të zotëri Haxhiut. Kom pasë ndalesë, për të cilën jam përgjigjur. Jam i i bindur që kam performuar me nder. Tash po kërkojmë që secili ta dëshmojë veten para gjyqit”.

    Artikuj të ngjashëm

    Shala: Kush beson se Kurti nuk di për të gjitha këto afera korruptive? Ai di të gjitha dhe po ik nga përgjegjësia

    Shala i PDK’së: Për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terroristë të shpallur ndërkombëtar

    Haxhiu-Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në krim e Milan Radojiçiqit

    Të Fundit

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.