Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mustafi thotë se në takimet në ShBA kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen e shqiptarëve të Luginës

    03/03/2023 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është duke qëndruar bashkë me delegacionin shqiptar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë vizitë, delegacioni nga Lugina është duke përfaqësuar kërkesat dhe gjendjen aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

    Mustafi, në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se në vazhdën e takimeve me shumë senatorë dhe figura të larta të politikës amerikane janë duke marrë përkrahje të madhe për Luginën.

    “Kjo është vizita e katërt e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, madje e imja është e dyta sa i përket avokimit për të drejtat kolektive dhe liritë individuale për shqiptarët në Luginë të Preshevës” tha Mustafi për Indeksonline.

    Ai tha se ky projekt i Këshillit Kombëtar Shqiptar u bë në bashkëpunim me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    “Ajo që për neve në këtë vizitë është e rëndësishme është se kemi pasë briefing me senatorë dhe kongrësistë, të cilët janë gjithashtu pjesë e grupit për çështjet e shqiptarëve në Senat dhe Kongres. Ajo çka për neve është e rëndësishme, është që Senati dhe Kongresi të mbajnë përgjegjës Departamentin dhe posaçërisht pjesa që lidhet me zhvillimet në Luginë të Preshevës. Në diskutimet tona të përbashkëta kanë lindur iniciativa që shumë shpejt besoj do të kenë hapësirë veprimi dhe do të ndikojnë për më shumë barazi dhe liri për shqiptarët e Luginës së Preshevës” shtoi ai.

    Mustafi thotë se para takimeve, kanë dorëzuar dëshmitë me të dhëna dhe shifra empirike lidhur me gjendjen dhe zhvillimet në mesin e shqiptarëve në Luginë.

    “Sot, përtej asaj, ne kemi zero prokurorë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kemi diku rreth 2.7% të gjykatësve. Nga 216 gjykatës sa janë në nivel të fqinjës, ka vetëm katër gjykatës shqiptarë. Në polici diku jemi rreth 28% në polici multietnike. Në kadastër nuk kemi farë shqiptarë, madje në Kryqin e Kuq në Bujanoc nuk kemi fare shqiptarë. Në të gjitha institucionet publike në Preshevë, Bunaoc dhe Medvegjë, ose është në menyrë simbolike përfshirja e shqiptarëve në këto institucione, ose nuk ka fare shqiptarë aty” deklaroi Mustafi.

    Ai deklaron se komuniteti shqiptar në shtetin fqinj është shumë i interesuar që të merret me më shumë prioritet dhe të jetë i përfshirë në çështjen e marrëveshjes finale në dialogun Kosovë-Serbi.

    Artikuj të ngjashëm

    “Diskriminimi po merr formë të qëllimshme”, thotë Mustafi pasi gjyqtarja serbe emërohet në krye të gjykatës në Preshevë

    Mustafi: ShBA-ja është në rrjedha me gjendjen e shqiptarëve në Luginë

    Mustafi konfirmon emërimin si këshilltar i Bislimit

    Të Fundit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.