LajmeZgjedhjet 2025

Mustafë Selmanaj merr mbështetje nga Daut Haradinaj për Asamblenë Komunale të Deçanit

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale në Deçan, Mustafë Selmanaj, ka marrë përkrahje të fuqishme nga deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj, shkruan Gazeta Demos.

Deputeti Haradinaj ka vlerësuar lartë figurën dhe angazhimin e Selmanajt, duke e cilësuar atë si një bashkëluftëtar të përkushtuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, përmes një shkrimi në Facebook edhe vetë Selmanaj, i cili gjatë luftës ka shërbyer si komandant i logjistikës në zonën e Dukagjinit, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen, duke theksuar rëndësinë që ka trashëgimia e UÇK-së për të dhe për brezat e ardhshëm.

“UÇK-ja është gjaku dhe zemra jonë, trashëgimia më e shenjtë që na bashkon përgjithmonë. Falemnderit Gjeneral!”, ka thënë ai.

Back to top button