Mustafa pas regjistrimit të mbi 2 mijë rasteve me COVID-19: Mbyllja nuk është zgjidhje

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas regjistrimit të më shumë se 2 mijë rasteve të reja të infektuara me COVID-19.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se mbyllja nuk është zgjidhje as në aspektin shëndetësor, fizik, mendor e as në aspektin ekonomik.

Sipas tij duhet të bëhet vaksinimi masiv.

Shkrimi i tij i plotë:

2.110 raste sot. Mbyllja nuk është zgjidhje as në aspektin shëndetësor fizik dhe mendor e as, sidomos, në aspektin ekonomik.

Vaksinimi masiv, me qasje të lehtë e të shpejtë në shumë qendra vaksinimi është zgjidhja.

Vaksinohuni, ju lutem!

Reklama