Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mustafa: Nëse s’i integrojmë serbët në institucione, ka rrezik që të organizohen sikurse në Banjska dhe jo vetëm në Veri

    25/03/2025 21:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Derisa Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’iu dhënë epilog problematikave që i ka barrë mbi shpinë, sikurse ajo e dialogut me Serbinë, paralajmërimet për rreziqet e sigurisë që mund tëcenojnë shtetin nuk mungojnë. Historiani Oliver Schmit në njëintervistë të para pak kohe, ka thënë se Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara.

    Akademiku Isa Mustafa në një intervistë për Gazetën Exprsss thotë se për sa kohë NATO është nëKosovë përmes ushtarëve të KFOR-it e veçanërisht me ushtarët amerikanë, s’ka rrezik nga Serbia.


    Ai bën përgjegjës presidenten Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për kultivimin e shpërthimit të luftës me Serbinë.

    “ Jo se ai realisht ka ekzistuar por për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit dhe për të arsyetuar ndërhyrjen në veri të vendit me forca policore në emër të sovranitetit”, shprehet Mustafa.

    Duke folur për serbët e Kosovës, Mustafa thotë se nëse ata s’do të integrohen në institucione te Kosovës, duhet të llogaritet rreziku permanent nga organizimi i tyre në Veri të vendit, njëjtë sikur ka ndodhur në Banjska, me përkrahje dhe shtytje të Serbisë.

    “Mirëpo, nëse nuk arrijmë që serbët ti integrojmë në institucione, duhet të llogaritet në rrezikun permanent nga organizimi i tyre në veri të vendit dhe jo vetëm në veri, ashtu siç ndodhi në Banjska, me përkrahje dhe shtytje të Serbisë. Serbet duhet ti pranojnë institucionet e Kosovës si të tyre dhe jo vetëm të jenë formalisht në Parlament, në Qeveri dhe në krye të një numri të madh të komunave e realisht të diktohen nga qeveria serbe”, ka thënë Isa Mustafa për Gazetën Express.

    Rrezik tjetër me peshë të rëndë që mund t’i kanoset në të ardhmen Kosovës, sipas Mustafës, është edhe tërheqja e trupave amerikane nga Kosova. Ai thotë se për këtë ka pasur paralajmërime që nga viti 2020, nëse Kosova s’tregon interes për paqe e stabilitet.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Kuvendi nuk është teatër në të cilin luhet një shfaqje, partia që doli e para në zgjedhje duhet të hapë rrugë

    Isa Mustafa: Qëndrimi i LDK-së për qeveri tranzicioni shumë i arsyeshëm, i pjekur dhe në interes të Kosovës

    Mustafa për seancën e djeshme: Askush s’mund të ketë pushtet legjislativ dhe ekzekutiv njëherazi, VV përgjegjëse

    Të Fundit

    Kamberi takon ambasadorin e BE-së në Beograd, i tregon për pengesat që shqiptarët i kanë atje

    Ronaldo me shokë mposhtin Gjermaninë dhe sigurojnë finalen e Ligës së Kombeve

    Konfirmohet rasti i parë i murtajës te bagëtitë e imta në Shqipëri

    Avonet: Komuna e Prishtinës t’i kthejë mjetet e inkasuara kundërligjshëm nga qytetarët te “Pastrimi”

    Arrestohet një i dyshuar për shitje të kolagjenit të falsifikuar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.