Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar për mospërgjigjjen e kryeministrit Albin Kurtit në pyetjet e opozitës, me arysetimin se këta të fundit nuk kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Në reagim thuhet se këto janë gënjeshtra, dhe se LDK i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, me përjashtim të asaj ku kjo Qeveri donte që buxhetin e Kosovës ta menaxhojë sipas standardeve të Iranit.
Edhe pse ua kemi votuar këto marrëveshje, shkojnë e prishen me të gjithë partnerët ndërkombëtar me të cilët i kanë nënshkruar ato marrëveshje. Të njejtit partner i kanë vënë Kosovës sanksione, pra i kanë pezulluar të gjitha përkrahjet për Kosovën”, ka shkruar Mustafa.