Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mustafa: Kuvendi nuk është teatër në të cilin luhet një shfaqje, partia që doli e para në zgjedhje duhet të hapë rrugë

    24/05/2025 11:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dje ka dështuar për herë të 20-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi për votim formimin e një Komisioni për votim të fshehtë por nuk arrit t’i marrë votat e mjaftueshme.

    Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, edhe pas disa tentativash nuk arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në krye të Kuvendit.

    Në lidhje me këtë ngërç institucional të krijuar dhe si duhet të dilet nga kjo krizë ka folur ish-kryeministri njëherësh ish-kryetar i LDK-së, Isa Mustafa.

    Mustafa tha se për të gjetur një zgjidhje është e nevojshme që të gjitha institucionet e Kosovës dhe subjektet politike ta kuptojnë situatën seriozisht dhe urgjente.

    Ish-kryeministri Mustafa tha se ‘Kuvendi nuk është teatër në të cilin luhet një shfaqj’ dhe se partia e cila doli e para në zgjedhje duhet të hapë rrugë dhe sfidojë deputetët me një tjetër kandidat për kryetar Kuvendi.

    “Është vështirë të ipen receta nga jashtë. Por për të gjetë zgjidhje është e nevojshme që të gjitha institucionet e Kosovës dhe subjektet politike ta kuptojnë situatën seriozisht dhe urgjente. Kuvendi nuk është teatër në të cilin luhet një shfaqje”

    “Partia që doli e para në zgjedhje duhet të hapë rrugë dhe të sfidojë deputetët me kandidatë tjerë për kryetar, me votim të hapur ashtu siç është përcaktuar në fillim të procesit. Pastaj të provohet një shumicë funksionale qeverisëse” tha Mustafa.

    Nëser duke filluar nga ora 11:00 pritet të mbahet seanca e radhës ku do të tentohet sërish të konstituohet Kuvendi.

    Edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila qëndroi së fundmi për vizitë në Prishtinë bëri thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

    “Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin dhe rritjen e Kosovës, si dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës” tha Kallas në konferencën për media raporton “Gazeta Blic”.

    Artikuj të ngjashëm

    Isa Mustafa: Qëndrimi i LDK-së për qeveri tranzicioni shumë i arsyeshëm, i pjekur dhe në interes të Kosovës

    Mustafa për seancën e djeshme: Askush s’mund të ketë pushtet legjislativ dhe ekzekutiv njëherazi, VV përgjegjëse

    Mustafa: Nëse s’i integrojmë serbët në institucione, ka rrezik që të organizohen sikurse në Banjska dhe jo vetëm në Veri

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.