Lëzivja Vetëvendosje dje gjatë ditës e ka zyrtarizuar kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale 2025. Sipas njoftimit të tyre, kandidati i zgjedhur nga ta për këtë post është Hajrulla Çeku, i cili shërbeu në Ministrinë e Kulturës në këtë mandat, raporton GazetaDemos.
E, për këtë propozim të VV-së për banorët e Prishtinës, reagimet ishin të shumta, si pozitive ashtu edhe negative.
Në këto të fundit bën pjesë edhe deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili shprehu bindjen e tij për mosbesim për të mirën e Prishtinës me Çekun në krye.
“S’ka pas pikë hajri për kulturë, rini e sport e po ka hajr për Prishtinë”, ka shkruar ai.