Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar sot lidhur me zhvillimet rreth përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit pa e marrë “aminin” e aleatëve.
Mustafa ka thënë se duhet të injorohet propaganda e pushtetit dhe ka potencuar se Ura mbi Ibër s’është hapur meqë shteti i Kosovës s’ka arritur ta bind NATO-n për diçka të tillë.
Tutje ai shtoi se pushteti duhet të bind NATO-n për hapjen e Urës sa merret me betejën me faktorin politik shqiptar.
Postimi i plotë: