Lajme

Mustafa flet për presidentin: Zgjidhja vjen vetëm përmes marrëveshjes politike

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pas promovimit të librit të tij, ai theksoi se nëse synohet një zgjidhje, duhet të ketë hapësirë për marrëveshje mes palëve politike.

“Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, ose në qoftë se jemi të gatshëm edhe si pozitë edhe si opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje”.

“Që do të thotë, duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet, për një personalitet i cili kishte me e kry këtë punë pa anime politike”, deklaroi Mustafa para mediave.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button